Ylber Ramadani është pa dyshim ‘maratonisti’ i Kombëtares shqiptare.
Mesfushori kuqezi është një prej lojtarëve që vërteton potencialin që ai ka në çdo ndeshje që luan me Shqipërinë. Ndoshta, kjo është edhe një nga arsyet se pse trajneri Sylvinho e ka kthyer në një pikë referimi dhe në një lojtar të pazëvendësueshëm për ekipin tonë kombëtar.
Në raportin e fundit teknik të skuadrave pjesëmarrëse në EURO 2024, të publikuar nga UEFA, Ylber Ramadani është një nga futbollistët që ka përshkruar më shumë kilometra në fushë në ndeshjet e zhvilluara me Shqipërinë në finalet e Kampionatit Evropian. Ka një mesatare prej 12.51 km për ndeshje dhe është renditur i pesti në klasifikimin e lojtarëve që ka vrapuar më shumë në fushë.
Djaloshi shqiptar ka lënë pas emra të mëdhenj të futbollit evropian si Granit Xhaka, Declan Rice, Joshua Kimmich, Tomas Soucek dhe Giorgi Kochorashvili.
Pa dyshim, një arritje për Ylber Ramadanin dhe përfaqësuesen shqiptare./rtsh
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...