Mesfushori i Lecce-s dhe i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani ka dhënë një intervistë të gjatë për të përditshmen italiane La Gazzetta dello Sport. Futbollisti kuqezi foli për eksperiencën në qytetin jugor dhe se si është përshtatur me jetesën atje.
“Që nga dita e parë më bënë të ndihem si njëri prej tyre duke më pritur në mënyrën më të mirë. Unë jetoj në qendër, problemi i vetëm është parkimi. Ushqimi këtu është i shkëlqyer. Makaronat dhe picat janë të preferuarat e mia“.
Më tej, Ramadani foli për ndeshjet që ka luajtur në Serie A këtë sezon, ku u shpreh shumë i lumtur me zgjedhjen e tij për të luajtur me Leccen.
“E dija që nga dita e parë që duhej të jepja shumë. Jam gjithmonë 100% i gatshëm. Duhet të punoj dhe vetëm të punoj. Në verë kishte interes dhe nga klubi i Veronas. Por pasi pashë këtë projekt dhe seriozitetin e klubit, nuk kisha asnjë dyshim“.
Në në fund, “luftëtari” i kombëtares shqiptare dha edhe një koment për marrëdhënien me trajnerin D’Aversa.
“Deri tani raporti ynë po shkon shumë mirë, trajneri më ndihmon shumë. Më thotë shpesh herë që duhet të gjuaj portën. Dhe kur kam hapësirë e bëj“, mbylli deklaratën e tij 27-vjeçari, i cili në ndeshjen e fundit ndaj Frosinones gjeti golin e parë në Serie A.
Ramadani tundi rrjetën kundërshtare me një goditje të fortë, duke i dhuruar fitoren 2-1 skuadrës nga Salento./SS
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...