Kryetrajneri, Zekirija Ramadani ka mbajtur konferencën për media para gazetarëve hungarez dhe një gazetareje të vetme vendore.
” E dimë që e kemi mision mjaft të vështirë. Përballë kemi skuadër të fortë. Jemi të motivuar të përsërisim të njëjtën ndeshje si të parën në Budapest. Edhe nëse eliminohemi, duam të krijojmë eksperiencë. Por, nëse arrijmë të fitojmë ndeshjen, edhe nëse nuk kualifikohemi, do të isha shume i gëzuar. Por, e potencoj që e kemi mision mjaft të vështirë. Do të mundohemi të japim maksimumin me gjithë respektin e madh që kemi ndaj kundërshtarit që po bënë pune aq te madhe si klub i madh që janë”- ka thënë Ramadani.
“Kemi pasur një javë në dispozicion, kemi bërë analizën e kundërshtarit. Do të hyjmë me motivin më të lartë të mundshëm. Mungesat janë evidente, si Dellova dhe Abazi, por gjithsesi kemi futbollistë qe do t’i zëvendësojnë denjësisht ata”.
“Për ndryshime eventuale në përbërje do të shohim gjatë seancës së sotme strvitore dhe pastaj vendosim”.
“Jo, nuk ekziston asnjë bojkot nga futbollistët, për herë të parë po e dëgjoj, por nëse e quajmë mungesë rroge dy muaj, është e tepërt të flitet dhe unë e konsideroj normale për çdo klub, sidomos tani që boten e ka kapluar kjo krize e madhe financiare pas pandemisë”.
“Rivalin e nesërm e kemi parë nga ndeshja e kaluar dhe e kemi kuptuar që kemi të bëjmë me ekip me mjaft eksperiencë, edhe pse kishim rezultat pozitiv deri në minutën e 70-të, ata në asnjë moment nuk u dorëzuan dhe nuk dolën nga disiplina taktike dhe kjo konsideroj se është arma kryesore e tyre”./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...