Prishtina e ka mposhtur Besën 2-0 në kuadër të javës së 15-të në Superligën e Kosovës.
Trajneri Zekirija Ramadani është shprehur mjaftë i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij, por që ka theksuar se skuadra tani ka filluar të komponohet.
“Nuk dua të gjej justifikime, por kam ardhur vetëm një javë para se të fillon kampionati, teksa në skuadër kanë ardhur shumë futbollistë dhe normalisht se atyre i’u duhet kohë për t’u ambientur me punën dhe filozofinë time të lojës”, ka thënë trajneri i Prishtinës pas ndeshjes për ‘ArtSport’.
“Patëm një krizë rezultatesh e cila është krejtësisht normale dhe shpresoj të kemi kaluar atë në fazën e parë. Megjithatë, duhet të jemi me këmbë në tokë, ta ngrisim nivelin e punës dhe disiplinës për të ardhur deri te rezultatet e radhës”.
“Këto ndeshje janë gjithmonë të vështira, pasi që duhet motivim më tepër dhe nuk guxon të gabosh. Objektivi është arritur pasi që kemi marrë tre pikët, të cilat nuk ishin të lehta përballë një klime më të ftohtë në Pejë dhe terrenit me bari sintetik”.
“Futbollistët dhanë maksimumin e tyre dhe unë dua t’i përgëzoj për këtë fitore. Gjithashtu dua që t’i përgëzoj gjithë shqiptarët për Festën e Flamurit”, përfundoi Ramadani./telegrafi/
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...