Kampioni i Kosovës, Ballkani ka prezantuar përforcimin e ri për sezonin e ardhshëm.
Bëhet fjala për Ramush Ramadani.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi nga Suhareka përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Kualiteti i mesfushës tonë është pasuruar edhe me më shumë kreativitet e forcë. Familjes kampione i bashkohet futbollisti Ramush Ramadani, me të cilin klubi ka nënshkruar marrëveshje 3 vjeçare”, thuhet në njoftim.
Lojtari i cili sezonin që shkoi, mbrojti ngjyrat e Ferizajit, është bashkuar menjëherë me skuadrën nga Suhareka, në përgatitjet për kampanjën evropiane./Arbresh.info/
Infeksionet e veshit/ Faktet dhe zgjidhjet natyrale
SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në një universitet në Georgia...
Hamza nga Malisheva: Së bashku do të angazhohemi që Kosovën ...
Presidentja e Gjeorgjisë mesazh pro-evropian në mitingun e o...
Nënkoloneli Joseph Twigg merr Komandën Rajonale të KFOR-it n...
Elbasan Rashani shënon gol në fitoren e Elches