Google ADS

Ramadani i bashkohet Ballkanit

22:10 | 10 Qershor 2023
Orgesa Haziri

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka prezantuar përforcimin e ri për sezonin e ardhshëm.

Bëhet fjala për Ramush Ramadani.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi nga Suhareka përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Kualiteti i mesfushës tonë është pasuruar edhe me më shumë kreativitet e forcë. Familjes kampione i bashkohet futbollisti Ramush Ramadani, me të cilin klubi ka nënshkruar marrëveshje 3 vjeçare”, thuhet në njoftim.


Lojtari i cili sezonin që shkoi, mbrojti ngjyrat e Ferizajit, është bashkuar menjëherë me skuadrën nga Suhareka, në përgatitjet për kampanjën evropiane./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme