Prishtina triumfoi pa problem 0:4 ndaj Arbërisë sot, duke vazhduar ecurinë fantastike.
Pas kësaj ndeshje, ekipin kryeqytetas e pret derbi me lideren, Dritën.
“Plisat” e mposhtën dy herë ekipin gjilanas, njëherë në Superkupë e pastaj edhe në Kupë.
Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani tha se për ndeshjen e të mërkurës ndaj Dritës duhet të ndryshohet sistemi i lojës për shkak se thotë që Drita tashmë i ka analizuar mirë ata.
“Do të punojmë në këto katër ditët e ardhshme për një skemë më ndryshe, sepse besoj që Drita tani më mirë na ka analizuar dhe do ta kemi të vështirë të përballemi në mënyrën e mëhershme. Është ndeshje tejet e rëndësishme dhe nëse na del mirë në stërvitje mund të ndryshojmë sistem për të mërkurën” – u shpreh Ramadani. /Gazeta Express/
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin