Shqipëria luan nesër ndeshjen e parë në kuadër të Nations League, ndaj Ukrainës me fillim nga ora 20:45.
Kjo ndeshje luhet në Çeki për shkak se Ukrainës i duhet t’i luaj ndeshjet vendas në terren neutral, shkak i luftës me Rusinë, shkruan Arbresh.info.
Një ditë para ndeshjes në konferencë për media krah për krah me Sylvinhon u paraqit edhe mesfushori, Ylber Ramadani.
Ramadani tha se atmosfera në grup është fantastike dhe shpresojnë që nesër t’i marrin tre pikët.
“Atmosfera e ekipit është fantastike, jemi shumë të përqëndruar. Nesër na pret një ndeshje shumë e vështirë. Atmosfera e grupit është e mirë. Jemi gati, e kemi studiuar Ukrainën, e dimë pikën e fortë. Shpresoj që nesër të marrim rezultat pozitiv”, tha Ramadani.
Ai tutje foli për mënyrën e stërvitjeve si dhe komponimin e lojtarëve të rinj me pjesën tjetër të kombëtares.
“Ne kur jemi në ekip jemi profesionist. Gjithmonë përqëndrohemi maksimalisht që të japim maksimumin. Jemi të përqëndruar për të bërë një ndeshje shumë të mirë. Ne jemi stërvitur shumë mirë gjatë javës, e dimë çfarë kundërshtari na pret nesër. Jemi të përqëndruar për të dhënë maksimumin dhe për të marrë rezultat pozitiv. Medonin e shikoj çdo ditë në stërvitje, punon shumë, është profesionist. Është lojtar i ri për të ardhmen, është shumë gati për të dhënë maskimumin e tij. Lojtarët e rinj janë përshtatur mirë, janë duke bërë mirë në stërvitje si gjithë ne. Unë e kam parë që na kanë nxjerrë më pak të kuotuorit. Forca jonë është grupi, jemi ekip cilësor, do të bëjmë gjithçka për të arritur në krye të grupit”, shtoi Ramadani.
Në mungesë të Gjimshtit ai mund të marrë shirtin e kapitenit, për këtë çështje u pyet edhe në konferencë.
“Nuk e di a do të jem kapiten, e di trajneri. Edhe nëse do të jem do të ishte kënaqësi e madhe dhe do e mbaja me shumë ndër shiritin”, potencoi ish-mesfushori i Ferizajit.
Tutje ai diskutoi edhe rreth Evropianit dhe mënyrën se si do të paraqiten në mesfushë kombëtarja.
“Në Evropian luajtëm me kundërshtarët më të fortë. Ishte një nivel shumë i lartë. Kemi fituar më shumë eksperiencë. E dimë si mund të luajmë së bashku. Kjo do të na shërbejë për kualifikueset e Ligës së Kombeve dhe Botërorit.
Unë nuk kam preferenca. Kushdo të luajë me mua nuk e kam problem. Përshtatem me të gjithë. Unë ndihem mirë me të gjithë.
Europiani ishte një kompeticion i vështirë për ne, kishte ekipe të forta. Niveli i përqendrimit tonë në grup ishte i lartë. Ne jemi të përgatitur , kemi më shumë eksperiencë. Nesër do të tregojmë lojën tonë dhe tregojmë që jemi një ekip i mirë”, u shpreh Ramadani.
Ukraina dhe Shqipëria janë përballur edhe gjashtë herë tjera, ku në pesë ndeshje kanë triumfuar ukrainasit./Arbresh.info
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...