Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, vizitoi sot pasdite Kombëtaren e Kosovës në hotel ‘Emerald’.
Ai i falënderoi futbollistët për emocionet që po ia japin popullatës së Kosovës dhe shqiptarëve kudo që jetojnë, derisa i uroi fat dhe sukses në dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Euro 2024.
Presidenti Agim Ademi e falënderoi Ramën për vizitën dhe i njoftoi futbollistët se kryetari i Komunës së Prishtinës ka vendosur të ndërtojë një stadium modern në Bernicë.
Rama shprehu angazhimin e tij të plotë për ta realizuar këtë projekt në bashkëpunim me presidentin Ademi.
Në fjalën e tij, Rama vuri në pah bashkëpunimin fantastik me presidentin Ademi.
“E kemi një bashkëpunim fantastik me presidentin Ademi, i cili është duke bërë një punë fenomenale për të ardhmen e vendit tonë. Ju falënderoj juve secilit invididualisht që po e bëni të pamundurën për të çuar Kosovën në majat e botës. E di se keni lënë shumë prej jush mundësi shumë më të mëdha, por mundësi dhe nder më të madh shpirtëror dhe dashuri më të madhe që ndjen moralisht se sa luash për vendin tënd nuk ka. Kështu që ju keni bërë zgjedhjen e duhur dhe ju lumtë të gjithëve”, ka theksuar Rama.
Kryetari i Komunës së Prishtinës e siguroi kombëtaren për mbështetjen dhe përkrahjen e tij të vazhdueshme, duke shprehur besimin e tij në suksesin e tyre në ndeshjet e ardhshme.
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...
Modric reflekton për rrugëtimin e tij në Real Madrid, tregon...