Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas organizimit të përballjes së Robin Krasniqit me Nadjib Mohammedi në “Fadil Vokrri”.
Krasniqi fitoi pasi kundërshtari u diskualifikua për goditje të parregullta, transmeton Arbresh.info.
Rama ka shkruar se Prishtina dhe Kosova kanë një histori të pasur të boksit.
“Mbrëmë mbyllëm nje natë sportive të karakterit ndërkombëtar në Kryeqytet. Edhe pse eventi u përcoll me shi, stadiumi “Fadil Vokrri” ushtonte nga entuziazmi i qytetarëve për të ndjekur këtë event historik. Prishtina dhe Kosova kanë një histori të pasur të boksit. Mbrëmë bokserët shqiptar treguan shpirtin luftarak përballë kundërshtarëve ndërkombëtar. Në veçanti, Robin Krasniqi dhe Nadjib Mohammedi na mbajtën në ethe përgjatë tërë meçit”, ka shkruar ai.
Mohammedi u tregua korrekt pas ndeshjes, duke falënderuar të pranishmit në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa Robinit i kërkoi rimeç./Arbresh.info/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...