Rama për Kombëtaren e Shqipërisë: I bindur se kjo skuadër e re do të na bëjë surpriza të tjera të bukura

08:15 | 21 Nëntor 2023
K.B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur ditën me atmosferën e jashtëzakonshme mbrëmë në ndeshjen mes Kombëtares së Shqipërisë me Ishujt Faroe.

Rama shkruan se është i bindur se kjo skuadër do të bëj surpriza edhe më të bukura.

“Mirëmëngjesi, dhe me shijen e jashtëzakonshme të arritjes historike të Kombëtares, si edhe me bindjen se kjo skuadër e re do të na bëjë surpriza të tjera të bukura, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ndryshe, Kombëtarja e Shqipërisë nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim pa gola ndaj Ishujve Faroe./Arbresh.infio/

LEXO EDHE:

Shqipëria dështon të fitojë ndaj Ishujve Faroe, por siguron vendin e parë në grup

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme