Rama falënderon shqiptarët për përkrahjen ndaj Kombëtares

13:26 | 19 Qershor 2024
K.B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur mirënjohje për të gjithë shqiptarët që po e luajnë mrekullisht rolin e lojtarit të 12-të të Kombëtares.

Rama ka ndarë një video në Facebook, nga atmosfera pak para ndeshjes Shqipëri-Kroaci.

Kryeministri shqiptar ka thënë se tifozët shqiptarë po lënë mbresa të shkëlqyera në opinionin publik gjerman e jo vetëm dhe duke i bërë kështu edhe promovimin më të mirë Shqipërisë Turistike.

“Hamburgu kuqezi. Respekt e mirënjohje për të gjithë shqiptarët që po e luajnë mrekullisht rolin e lojtarit të 12-të të Kombëtares, jo vetëm në shkallët e stadiumeve të Europianit, po edhe në rrugët e Gjermanisë, duke lënë mbresa të shkëlqyera në opinionin publik gjerman e jo vetëm dhe duke i bërë kështu edhe promovimin më të mirë Shqipërisë Turistik”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme