Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka falënderuar edhe njëherë lojtarët dhe trajnerin e Kombëtares shqiptare pas fitores së mbrëmshme ndaj Çekisë.
Kryeministri shqiptar ka falënderuar edhe tifozët për atmosferën e jashtëzakonshme që bën mbrëmë në stadium, e ku festa vazhdoi edhe pas ndeshjes nëpër rrugët e Tiranës, shkruan Arbresh.info
“Me këtë pamje që s’e kemi parë kurrë dhe me një falënderim të madh për ata të cilët e krijuan, djemtë e mrekullueshëm të kësaj Kombëtareje, trajnerin e tyre të jashtëzakonshëm dhe ndihmësit e tij fantastikë, e pa diskutim supertifozët kuqezinj që janë lojtari 12 i skuadrës sonë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook, duke e shoqëruar shkrimin me fotografinë ku shihet renditja tabelore e grupit, e ku lidere është Shqipëria.
Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore ndaj Çekisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Ndeshja përfundoi me rezultat 3-0 , duke arritur të mbes lider të tabelës në grupin E me plotë 13 pikë, ndërsa Polonia gjendet në pozitën e dytë me 9 pikë./Arbresh.info/
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...