Ralf Rangnick pranon se Man United është shumë i varur nga Cristiano Ronaldo

10:02 | 29 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Ralf Rangnick ka pranuar se Manchester United duhet të forcojë thellësinë e tyre sulmuese pasi Cristiano Ronaldo i erdhi sërish në ndihmë në barazimin 1-1 të së enjtes me Chelsean.

“Djajtë e Kuq” u tejkaluan në pjesën më të madhe të lojës dhe me meritë mbeten prapra në godijen me breshëri të Marcos Alonso-s në fillim të pjesës së dytë, por një moment magjie nga Ronaldo pothuajse menjëherë pasi i dha United një rrugë të pamundur për t’u kthyer në lojë.

Ishte goli i 17-të i Ronaldos në sezonin e Premier League, i cili, çuditërisht e sheh atë në krye të listave të golashënuesve të United. Bruno Fernandes është i dyti me nëntë gola, ndërsa asnjë sulmues tjetër nuk ka arritur më shumë se pesë golat e kontribuar nga Mason Greeëood përpara se të pezullohej në janar.

“Ne duhet të jemi ede të drejtë me lojtarët. Kishim edhe shumë lojtarë të tjerë që shënonin gola, më kujtohen 10 ndeshjet e mia të para dhe ne kishim 10 golashënues në dispozicion. Ëhstë sa mundësi mund të krijojë dhe sa lojtarë jemi në dispozicion”, tha Rangnick.

“Krahasoni stolin tonë sot me stolin që kishte Chelsean dhe 11-tën e parë që kishte. Ky nuk është një justifikim, vetëm një shpjegim”.

“Për momentin, ne mbështetemi shumë te Cristiano”, tha ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme