Trajneri i përkohshëm i Manchester United, Ralf Rangnick thuhet se ka identifikuar tre mesfushorë për të përforcuar ekipin e tij.
Në ndeshjen e tij të parë në krye kundër Crystal Palace, Rangnick filloi me Fred dhe Scott McTominay si një “shtyllë” bazë e mesfushës së tij.
Pas ndeshjes, ai përmendi se ishte i kënaqur me paraqitjen e tyre, por pret përmirësim të mëtejshëm.
Sipas “ESPN”, trajneri gjerman kishte rekomanduar Jude Bellingham, Amadou Haidara dhe Kalvin Phillips si objektivat e United për mesfushën e tyre.
Ai thuhet se dëshiron që skautët të kenë një vështrim më të afërt të lojtarëve të përmenduar që mund të përmirësojnë në mënyrë drastike ekipin.
Shefi i RB Leipzig ka folur tashmë për dashurin e Rangnick për Haidara. United ka qenë i lidhur me mesfushorin nga Mali që prej kohësh.
23-vjeçari është një mesfushor shumë këmbëngulës dhe energjik, i cili do të përshtatej në mënyrë të përkryer në formën e një ekipi të Rangnick.
Bellingham dhe Phillips, nga ana tjetër, kanë qenë më parë të lidhur me United.
Talenti i Borussia Dortmund ishte shumë pranë bashkimit më Man United në vitin 2020. Atij iu bë një turne privat nëpër ambientet e stërvitjes dhe foli me Sir Alex Ferguson.
Ai vendosi të bashkohej me Dortmundin pasi mendonte se ishte klubi më i përshtatshëm për zhvillimin e tij.
18-vjeçari është një nga mesfushorët e rinj më të talentuar në botë dhe është titullar i rregullët për gjigandët e Bundesligës.
Megjithatë, “ESPN” gjithashtu thekson se pritet një afat kalimtar i qetë për “Djajtë e Kuq”. Rangnick thuhet se beson se skuadra e tij është shumë e madhe dhe për këtë arsye largimet janë më të mundshme./Arbresh.info
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...