Ralf Rangnick i bindur se Erik ten Hag mund të çojë në përmirësimin e Man United

15:05 | 22 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Ralf Rangnick ka zbuluar se ai është i bindur se trajneri i ri i Manchester United, Erik ten Hag, mund të ndryshojë fatin e klubit.

Më në fund u konfirmua këtë javë se Ten Hag do të marrë detyrën nga shefi i përkohshëm, Rangnick sapo të përfundoj sezoni i Eredivise me Ajax.

Duke folur për emërimin e 52-vjeçarit holandez për herë të parë, Rangnick këmbënguli se ishte marrë vendimi i duhur.

“Ne nuk e njohim njëri-tjetrin personalisht. Nga ajo që kam parë prej tij me Bayern Munchen dhe Ajaxin tani, më pëlqen futbolli i tij dhe jam mjaft pozitiv me një para-sezon të plotë dhe që kam shansin për të ndërtuar dhe formuar stafin e tij me një ekip të ri”, tha Rangnick.

Tekniku gjerman po fliste para takimit të skuadrës së tij në Premier League me Arsenalin të shtunën. United aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë dhe pas Topçinjëve dhe Tottenhamit – të cilët janë reskeptivisht në vendin e pestë dhe katërt – me nga tre pikë, por dyshja e Londrës Veriore ka luajtur secili një ndeshje më pak.

Humbja në fundjavë do t’i jepte fund shanset e tyre për të siguruar një vend në Champions League. Dështimi për të përfunduar në katër të parat do të përfaqësonte një dështim të rëndësishëm për United dhe 90min kupton se planet janë tashmë në lëvizje për të rindërtuar skuadrën gjatë verës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme