Ralf Ragnick dhe Julian Negelsmann – si i prishën taktikat e Bayern Munchen në vitin 2021

17:20 | 7 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Tifozët e Manchester United shpresojnë se Ralf Ragnick mund të lërë një shenjë pozitive në klub pas ardhjes së tij në nëntor.

Ragnick ka ndikuar në disa nga mendjet më të dritura në lojë, duke përfshirë Thomas Tuchel, Jurgen Klopp dhe Julian Negelsmann dhe ai është sjellë nga United për përvojën dhe idetë e tij.

“United do të organizohet në fushë”, tha trajneri i Liverpool, Klopp pas mbërritjes së tij. “Ky nuk është një lajm i mirë për ekipet e tjera”.

Fillimisht i sjellë si manxher i përkohshëm, Ragnick do të transferohet në një pozicion konsluence në Old Trafford në fund të sezonit.

Zbërthimi i taktikave të Ragnick dhe Negelsmann

Projekti i tij, i cili përfshin një shtypje intensive të lartë dhe pasime të shpejta vertikale, është miratuar nga menaxherë të tjerë.

Kjo përfshinë Nagelsman e Bayern Munchen, i cili mori drejtimin nga Rangnick në RB Leipzig në 2019.

Të dy trajnerët u bashkuan për të thyer taktikat e Bayernit gjatë një paraqitjeje në ‘DECODED’ të DAZN.

Në videon e plotë, Nagelsmann flet për atë që pret nga lojtarët e tij gjatë mbrojtjes, si të shfrytëzojnë hapësirën në fushë dhe strategjinë e tij sulmuese.

Një video më e shkurtër, dy minutëshe u postua në Tëitter dhe jep një paraqitje të shkurtër të filozofive të tyre.

Në klub shohim Nagelsmann duke folur për strukturën që i pëlqen të krijojë, duke siguruar që ekipi i tij të mos jetë i prekshëm nga kundërsulmet.

“Për mua është e rëndësishme që të mbajmë të njëjtën strukturë dhe të mbyllim gjithmonë qendrën e fushës”, thotë 34-vjeçari.

“Si i tillë, ne shpesh kemi dy mbrojtës kundrejt një sulmuesi dhe tre mesfushorë qendrorë kompaktë”.

Video e plotë: LINK

/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme