Rakitic u zyrtarizua tek Hajduk Spliti, kjo është paga që do të marr

12:01 | 21 Korrik 2024
D.H

Ivan Rakitic është bërë lojtari më i ri i Hajduk të Splitit pas një aventure që pati në Arabi me Al-Shabab.

Lojtari u zyrtarizua mbrëmë nga vetë gjiganti kroat, shkruan Arbresh.info.

Ndërsa sic bënë me dije Index, ai do të ketë një pagë prej 600 mijë eurosh në sezon.

Ai ka nënshkruar kontratë me Hajdukun deri në fund të sezonit të ardhshëm me opsion vazhdimi edhe për një sezon tjetër.

Rakitic më përpara ka bërë karrierë tek shumë gjigant evropian ku 323 ndeshje zyrtare luajti për Sevillan, 310 për Barcelonën, mbi 100 për Schalke 04, dhe në fillim të karrierës luajti për Baselin.

Në pjesën e dytë të sezonit të kaluar ai nga Sevilla kaloi te Saudi Al-Shabab, me të cilin tashmë ka ndërprerë kontratën për t’iu bashkuar Hajdukut, ku do të mbajë fanellën me numrin 11.

Ky është transferimi më i madh në histori të Hajdukut të Splitit./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme