Google ADS

Rakitic stërvitet në Paris

13:42 | 3 Korrik 2019
Arbresh Info

Pas “kapjes mat” me gruan e tij dhe dy vajzat në Paris, ku mesfushori ka arritur të dielën e kaluar duke ngjallur spekulime rreth transferimit të mundshëm në PSG, e cila kërkonte shumë shërbimet e tij sezonin e kaluar, Ivan Rakitic dhe gruaja e tij Raquel Mauri kanë publikuar për herë të parë foto të tyre në llogaritë në Instagram.

Gruaja e tij ka konfirmuar se ata janë në Paris duke ngarkuar në rrjete sociale një foto duke puthur njëri-tjetrin pranë Kullës Eiffel, transmeton portali arbresh.info.

“Qyteti i dashurisë, i bukuri Paris”, shkruan Raqueli.

Foto e publikuar nga gruaja e kroatit

Sa i përket pjesës së tij, Rakitic ka publikuar një foto në të cilën shfaqet i djersitur pasi luajti futboll.

“Stërvitja përfundoi. Nesër më shumë”, shkruan mesfushori i Barcelonës, i cili mund t’i bashkohet operacionit për rikthimin e Neymarit në Camp Nou./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme