Ivan Rakitic po kalon orët e fundit si lojtar i Sevillas. 35-vjeçari është shumë afër që t’i jap fund periudhës së dytë në klubin andaluzian, pasi u transferua aty ng Barcelona në vitin 2020.
Rakitic ka qenë një startues i rregullt për Sevillën gjatë viteve të fundit, përkundër faktit se shumë trajnerë u ndërruan dhe ai vetëm sa po i afrohej fundit të karrierës.
Sidoqoftë, ai ka pasur një rol dytësor në ekip që prej emërimit të Quique Sanchez Flores në krye të klubit dhe tani koha e tij në klub do të përfundojë së shpejti.
Kjo për shkak se kroati është shumë afër nënshkrimit për Al-Shabab, aty ku do të gjejë ish-bashkëlojtarin e tij tek Atletico Madridi, Yannick Carrasco.
Mediumi spanjoll Relevo ka raportuar se Rakitic tashmë i ka dhënë lamtumirën bashkëlojtarëve të tij tek Sevilla, ani pse bisedimet me klubin arab ende janë duke vazhduar.
Eksperienca e Rakiticit do të jetë një mungesë e madhe për Sevillën, edhe pse klubi kishte blerë zëvendësimin e tij gjatë këtij afati kalimtar, duke transferuar dyshen Lucien Agoume dhe Hannibal Mejri./Telegrafi/
Mbledhja e KQZ-së dështon, VV revoltohet për afatin e regjis...
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...