Ivan Rakitic thotë se mos inkuadrimi i Andres Iniestas nga minuta e parë ndaj Rusisë në 1/8 e finales e bëri të ndihej shumë keq.
Rakitic dhe Iniesta i fituan tri tituj të La Ligas bashkë, katër Kupa të Mbretit dhe një Ligë të Kampionëve.
Kroati thotë se ai ishte shokuar kur mësoi se Iniesta nuk do të startonte ndaj Rusisë.
“Në atë moment, kam pasur një ndjenjë se nuk marr vesh nga futbolli”.
“Unë mendova se po luaj sport tjetër, të shoh lojtarin më të mirë, ndoshta më të mirin në histori në pozitën e tij duke qëndruar në stol… më bëri të ndjej shumë dhimbje”, potencoi Rakitic.
Spanja u mposht në penalti nga Rusia duke u eliminuar nga Kampionati Botëror.
Rakitic kthehet në aksion sonte nga ora 20:00 pikërisht ndaj Rusisë. /Telegrafi/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin