Ylli i Barcelonës, Ivan Rakitic ka zbuluar se bashkëlojtari i tij në Kroaci, Luka Modric, është përpjekur për të bindur atë t’i bashkohet Real Madridit para transferimit në ‘Camp Nou’.
29-vjeçari iu bashkua katalunasve nga Sevilla në verën e vitit 2014, por ka deklaruar më parë se shoku i tij i ngushtë është përpjekur për ta joshur atë për transferim në ‘Bernabeu’, transmeton portali arbresh.info.
“Më parë, kur isha në Sevilla, ai është përpjekur për të më bindur që t’i bashkohem Realit. Por, tani do të jetë më e vështirë”, tha Rakitic.
“Ai është një person që e respektoj shumë. Sigurisht, ai është në gjendje të luaj për Barçën sepse për mua ai është njëri nga tre lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij”
“Më pëlqen shumë kur luaj me të”, përfundoi ai./arbresh.info
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?