Mesfushori i Sevillas, Ivan Rakitic mendon se ish bashkëlojtari Lionel Messi, është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.
Argjentinasi dhe kroati ishin bashkëlojtarë për shumë vite, ndërsa në verën e kaluar, Rakitic u rikthye të Sevilla, meqenëse u njoftua se nuk ishte në planet e Ronald Koemanit, transmeton lajmi.net.
I pyetur për lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave, Rakitic mendon se Messi është tjetër nivel dhe i pakrahasueshëm.
“Nuk ka rëndësi kush je, ti duhet vetëm ta shohësh këtë djalë. Është tjetër nivel”.
“Me gjithë respektin për lojtarët e tjerë të mëdhenj, por ka vetëm një numër një, është Leo”, u shpreh ai.
Dy lojtarët tani luajnë në skuadra të ndryshme, por miqësia vazhdon të jetë në nivelin e lartë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...