Ivan Rakitic ka lënë të kuptohet se do të bëjë një rikthim emocional te Sevilla, në një dokumentar për mikun e tij Jose Antonio Reyes, që është transmetuar në Spanjë të mërkurën në mbrëmje.
Është një sekret i hapur që Sevilla do të donte që ish lojtari i tyre të kthehej kur të largohet nga Barcelona, por çdo marrëveshje gjatë kësaj vere, do të ç’rregullonte burimet e tyre.
Por në vitin 2021, 32 vjeçari do të ishte jashtë kontratës me Barcelonën dhe do të mund të kthehej falas në Andaluzi.
I pyetur nëse do të konsideronte të vishte një ditë fanellën me numër 10 të Reyes te Sevilla, Rakitic tha: “Nëse do të ishte e mundur do të ishte diçka speciale dhe do të isha krenar që do të mund nderoja në këtë mënyrë mikun tim”.
Rakitic tutje shtoi se gëzon respekt të madh për Sevilla, duke thënë se nëse ka një nga ish klubet ku do të dëshironte të rikthehej, ishte pikërisht ajo.
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...