Mesfushori kroat Ivan Rakitic ka thënë se ai do t’i mirëpriste negociatat me hierarkinë e Barcelonës lidhur me të ardhmen e tij në klub, mes spekulimeve të vazhdueshme që e lidhin atë me një larg nga Camp Nou.
Ivan Rakitic është duke u përgatitur bashkë me pjesën tjetër të skuadrës për rinisjen e sezonit të La Ligës në qershor, pas një pauze të gjatë shkaku i përhapjes së virusit Covid-19, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, Rakitici është spekuluar vazhdimisht për një largim potencial nga klubi katalonas, së fundi i përfolur për një shkëmbim të mundshëm me Miralem Pjanicin, që do ta dërgonte kroatin në Juventus.
Në një intervistë të dhënë për COPE, 32-vjeçari zbuloi se as presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e as drejtori sportiv, Eric Abidal, nuk kanë folur me të për të ardhmen e tij, përkundër që shtoi se tashmë është mësuar me spekulimet për largimin e mundshëm të tij.
“Jam mësuar të më përmendet emri për këto gjëra, nuk është diçka e re. Do të kishte qenë e këndshme të ishim në kontakt”, ka thënë Rakitici.
“E kisha këtë me Abidalin, por më shumë ishim në kontakt në aspektin se kur do t’i kthehemi punës. Nuk kam asnjë mendim negativ”.
“Ti gjithmonë mund të flasësh me mua. Unë kthehem në stërvitje dhe e vesh fanellën e Barcelonës sërish me kënaqësi”.
“Kur e nënshkruan një kontratë, ideja është ta përmbushësh atë. Unë gjithashtu dua të luaj, por jam i qetë. Do të më kishte pëlqyer që dikush nga klubi të dilte dhe të thoshte se Rakitici do të qëndrojë, për t’i heshtur spekulimet”.
“Bartomeu nuk më ka thënë ende asgjë. Ndoshta ai po na dëgjon dhe të martën do të më telefonojë”.
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...