Rakitic ka një lajm të keq për Paris Saint-Germain

10:20 | 30 Gusht 2018
Arbresh.info

Ivan Rakitic ka thënë se ndihet krenar që është futbollist i Barcelonës.

Mesfushori kroat zgjoi interesim nga Paris Saint-Germain, gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, Rakitic vendosi të mbetet te skuadra nga Camp Nou.

“Ndihem krenar që jam futbollist i Barcelonës dhe që do të vazhdoj këtu”, deklaroi Rakitic për “Sport”, përcjell Arbresh.info.

“PSG? Nuk ka asnjë klub në botë që mund të më ofrojë atë që kam te Barcelona dhe nuk e kam fjalën për paratë”, theksoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme