Futbollisti i kombëtares së Kroacisë, Ivan Rakitic gjatë verës së kaluar është transferuar nga futbolli evropian në atë arab.
Al-Shabab është skuadra e kroatit, shkruan Arbresh.info.
36-vjecari dhe ka folur për eksperiencën e tij në Gadishullin Arabik.
“Dashuria për futbollin, dëshira dhe entuziazmi. Kjo është arsyeja pse unë eci çdo ditë me një buzëqeshje të madhe. Njerëzit gjithmonë flasin për paratë, por e vërteta është se është bukur të shohësh se çfarë po bëjmë. Para se të mbërrija, doja të lexoja gjithçka rreth çfarë po ndodhte në këtë vend, gjithçka kanë përgatitur për qytetin dhe popullsinë e tij. Mbeta me goje hapur. Princi i madh dëshiron të bashkojë kontinentet, t’i tregojë botës thesarin që posedon Arabia Saudite. Kjo po bëhet nëpërmjet sportit”, tha mesfushori.
Këtë sezon kroati është paraqitur katër herë me skuadrën e Al-Shabab ku ka realizuar një gol.
Rakitic më parë ka djersitur fanellat e Schalke 04, Sevllias dhe Barcelonas./Arbresh.info/
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...