Ivan Rakitic kërkon që finalja e Kupës së Mbretit ndërmjet Barcelonës dhe Sevillas të zhvillohet në një terren neutral gjatë muajit prill.
Barcelona siguroi kualifikimin në finale falë fitores me rezultat të përgjithshëm 3 me 0 ndaj Valencias, ndërsa Sevilla siguroi kalimin pas fitores ndaj Leganes ndërkohë që presidenti Jose Castro ka kërkuar që finalja të zhvillohet në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan, transmeton portali arbresh.info.
“Jam i lumtur që jam në gjendje të luaj në një tjetër finale”, ka thënë Rakitic për gazetarët.
“Jam në dijeni për atë që ka thënë presidenti i Sevillas dhe unë e ftoj atë në Barcelonë nëse dëshiron”
“Më pëlqen të vizitoj ish skuadrën dhe një qytet që e dua, por vizita në La Liga është e mjaftueshme. Mbi të gjitha, gjëja më e mirë do të ishte për të gjetur një vend neutral që i përshtatet të gjithëve”
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...