Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka deklaruar se do të ishte i lumtur për të mirëpritur yllin e Paris Saint Germainit, Marco Verrattin, në ‘Camp Nou.
E ardhmja e italianit te gjiganti në Liga 1 vazhdon të mbetet ende e pa qartë pas thashethemeve rreth largimit në fund të këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info. Derisa edhe klubet e tjera si Juventusi dhe Interi kanë shfaqur interesim te Verratti, Raktic ka bërë të qart se do të ishte i lumtur që italiani t’i bashkohej te Barcelona.
Lexo më shumë: “Raketa” nga Xherdan Shaqiri në garë për çmimin “Goli i Muajit” (VIDEO)
“Kur Xavi thotë se ai [Verratti] do të ishte transferim perfekt për ne atëherë ashtu edhe është”, tha Rakitic për ‘Mundo Deportivo’.
“Askush në botë nuk e di më mirë se për çfarë ka nevojë Barcelona se ai”
“Unë vetëm mund të them që çdo lojtar i talentuar është i mirëpritur në këtë klub. Ju i bashkoheni skuadrës për të luftuar si skuadër dhe për të arritur në krye, kjo është arsyeja pse çdo lojtar i madh është gjithmonë i mirëpritur”
Raktic ka shënuar nëntë gola gjatë 47 paraqitjeve te Barcelona këtë sezon./arbresh.info
Vritet në mes qyteti politikani kamboxhias në Bangkok
Alby me të dashurin puthen në ashensor
Konfirmohet shkaku i vdekjes së Liam Payne
Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se numri i të vdekurv...
Guardiola në sulm për yllin e Eintracht Frankfurtit
Posta e Kosovës lanson pullat `Vendbanimet – Janjeva`