Ivan Rakitici i Barcelonës ishte i sinqertë duke thënë se ka dëshirë për të parë superyllin Cristiano Ronaldo duke u larguar nga Real Madridi.
Në një intervistë për ‘Marca’, mesfushori kroat është hapur rreth asaj se si largimi i Ronaldos do të përforconte shanset e gjigantit katalunas në garën për titull në La Liga, transmeton portali arbresh.info.
“E kam të vështirë për të imagjinuar se ai do të largohet”, ka thënë Rakitic.
“Megjithatë, futbolli lëviz shpejtë dhe shumë gjëra ndodhin. Ai është një lojtar që e bënë dallimin te Real Madridi”
“Dhe pasi të largohet, unë do të isha i lumtur, nuk do t’iu gënjejë. Si një koleg, megjithëse, unë shpresoj që ai të marr vendimin më të mirë. Ashtu si Zinedine Zidanes, unë i uroj atij më të mirat. Dhe në rast se ai shkon, do të jetë më mirë për Barcelonën”
Ivan Rakitic ka shënuar një gol brenda 35 paraqitjeve në La Liga sezonin e kaluar./arbresh.info/
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...