Mesfushori Ivan Rakitic, ka pranuar se asnjëherë nuk ka pasur lidhje të ngushtë me dy bashkëlojtarët Lionel Messi dhe Luis Suarez.
Kroati pas gjashtë viteve të klubi katalunas, u rikthye të Sevilla për një çmim të lirë, transmeton portali arbresh.info.
Rakitic ka befasuar duke zbuluar se lidhja me argjentinasin dhe uruguaianin asnjëherë nuk ishte shumë e mirë, derisa ka treguar se me cilët lojtarë ishte mik i mirë.
“Kam thënë disa herë. Lidhja ime me të asnjëherë nuk ishte e ngushtë. Besoj që është vështirë në grup me 23 ose 24 lojtarë”.
“Miqët e mi më të mirë ishin Andres Inesta, Ter Stegen, Kevin-Prince Boateng dhe Junior Firpo edicionin e kaluar”.
“Por, i respektoj të dy. Ishin bashkëlojtarët e mi për gjashtë vite dhe shumë të rëndësishëm. Gjithmonë ishte e pabesueshëm dhe kam respektin më të madh”.
“Gjatë pandemisë së koronavirusit të gjithë ishim afër së bashku, gati komshi. Jam shumë falënderues për mënyrën si me kanë trajtuar për vite”, deklaroi ai.
Rakitic dje gjithashtu konfirmoi tërheqjen nga Kombëtarja e Kroacisë./arbresh.info.
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...