Sipas raporteve të ndryshme, agjenti i Gianluigi Donnarummas, Mino Raiola, është takuar me Juventusin para se të refuzonte vazhdimin e kontratës te Milani.
Këtë mbrëmje, drejtori ekzekutiv i “Rossonerëve” Marco Fassone njoftoi se Donnarumma ka vendosur për të mos nënshkruar marrëveshje të re, transmeton portali arbresh.info. Kontrata e tij aktuale është e vlefshme deri në qershor të vitit 2018, kështu që portieri mund të largohet si një agjent i lirë vitin tjetër ose të shitet këtë verë.
Bazuar në ‘Sportitalia‘, Raiola është takuar me drejtorët e Juventusit, Beppe Morattan dhe Fabio Paraticin në Milan vetëm disa orë para se të informonte “Rossonerët” rreth vendimit të Donnarummas.
Natyrisht, kjo ka ngjallur spekulime që mos vazhdimi i kontratës nga Donnarumma ka ndodhur për shkak se ai është duke u përgatitur për të zëvendësuar portierin legjendar Gianluigi Buffon në Juventus kur të pensionohet në vitin 2018.
Real Madridi dhe Paris Saint Germain raportohen gjithashtu si kandidatët e pakët që mund të përballojnë tarifën e 18-vjeçarit./arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...