Super agjenti, Mino Raiola i cili prezanton shumë klientë ndër ta edhe Matthijs de Ligt, zbuloi arsyen pse ky i fundit refuzoi Barcelonën dhe u transferua në Juventus.
De Ligt pas një sezoni të mrekullueshëm me Ajaxin, kishte oferta nga gjigantë evropian duke përfshirë Barcelonën dhe PSG-në, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, holandezi vendosi t’i bashkohej “Zonjës së Vjetër”, ndërsa agjenti i tij ka thënë se Barcelona nuk është sjell mirë me lojtarin.
“Barcelona mendoi se pasi De Jong u transferua edhe De Ligt do transferohet gjithashtu. Ishte trajtuar si një pjesë e djathit. Arsyet pse e donin ishin të këqija. A mendoni që një lojtar si Pique do lejonte vend për të”
“Në Holandë besuan se Barcelona është klub holandez dhe jo i huaj, e shikonin transferimin si të duhur. De Ligt nuk është i interesuar për para, vetëm dëshiron të luajë”
“Juve e dëshironte nga viti i kaluar, por Ajax kërkoi që të qëndronte. Juventus ishte zgjedhja e parë, ndërsa interesimi i klubeve si PSG dhe Barcelonë ishin befasi”
De Ligt te “Zonja e Vjetër” është duke luajtur në formacionin e parë pasi kapiteni Gergio Chiellini është i lënduar dhe do mungojë për një kohë të gjatë./arbresh.info.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...