Sipas Mino Raiolas, raporti i Paul Pogbas me trajnerin e Manchester United – Jose Mourinho është rregulluar, por mesfushori ka ende “zemrën e tij” në Juventus.
Fituesi i Kampionatit Botëror, Pogba ka përjetuar një kohë mjaftë të çrregullt në United nën udhëheqjen e Jose Mourinhos për shkak se dyshja kanë pasur zënka në raste të ndryshe, transmeton portali arbresh.info.
Mourinho kishte bërë një shprehi duke e lënë shpesh Pogban në bankinë si pasojë e paraqitjeve të tij, gjë që ka ngjallur thashetheme rreth një transferimi të mundshëm të tij në Barcelonë.
Pogbas më pas iu kishte thënë se nuk do të ketë më shiritin e zëvendëkapitenit në United për shkak se nuk posedon karakteristikat që Mourinho kërkon për një rol të tillë.
Përndryshe, francezi ka pasur një rol mjaftë të rëndësishëm në skuadrën e United dhe Raiola mëson se dyshja kanë rregulluar raportet e tyre.
“Pauli ka rregulluar raportin e tij me Mourinhon”, ka thënë agjenti për ‘Rai Sports’. “Ai është më i qetë sepse ai ndihet i rëndësishëm në Manchester, madje edhe nëse Torino ka mbetur në zemrën e tij”
Raiola gjithashtu zbuloi se Zlatan Ibrahimovic mund të rikthehet në AC Milan në formë huazimi kur të përfundon sezoni në MLS.
“Mund t’ua konfirmoj atë që tashmë është thënë nga ju”, ka shtuar Raiola. “Raportet me menaxhmentin e ri të Milanit janë të shkëlqyera, prandaj të gjitha rrugët janë të hapura”
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...