200 milionë euro, kaq e vlerëson Raiola Pogban, i cili thotë se “Djajtë e Kuq” duhet të jenë të lumtur që e morën për 100 milionë.
Paul Pogba u transferua në “Old Trafford” nga Juventusi për një shumë rekord 105 milionë euro, por ky transferim mbeti nën hije kur Neymari kaloi te Paris Saint Germaini nga Barcelona për 222 milionë euro, duke shndërruar blerjen e mesfushorit francez në shifra pothuajse normale.
Tani edhe agjenti i lojtarit, Mino Raiola, insiston se Pogba u ble shumë lirë nga Manchester United, skuadër në të cilën mund të mos luajë sezonin e ardhshëm – pasi francezi ka prishur raportet me Jose Mourinhon.
“Përderisa rriten të drejtat televizive, do të rriten edhe çmimet e lojtarëve”, tha ai.
“Manchester Unitedi e bleu Pogban për 100 milionë, por besoj se ata është dashur të paguajnë 200 milionë”, shtoi Raiola.
“Pogba ishte i lirë. Ai kishte klauzolë dhe vendosi vet se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Juve nuk ka mundur të vendos për të. Lojtari gjithmonë duhet të jetë nën kontroll. Juventusi mund ta kishte shitur atë për 200 milionë te Real Madridi – kështu që Manchester United tashmë ka kursyer 100 milionë euro”, theksoi mes tjerash Raiola.
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...