Agjenti Mino Raiola, ka treguar se Borussia Dortmund nuk konsideron shitjen e sulmuesit Erling Haaland gjatë verës.
Haaland kërkohet nga top gjigantët evropianë duke përfshirë Barcelonën dhe Real Madridin, derisa Raiola para disa javëve është takuar me dy presidentët e klubeve.
Sidoqoftë, Raiola ka njoftuar se klubi gjerman e ka bërë të qartë se nuk e do shitjen e Haaland.
“Dortmund na ka bërë të qartë se nuk duan shitjen e Haaland këtë verë. Nuk ka luftë mes nesh dhe Dortmundit”.
“E respektoj, por nuk nënkupton që automatikisht pranoj”, deklaroi ai.
Në rast që Haaland largohet në verë, atëherë Dortmund do kërkojë vlerën e 150 milionë eurove./lajmi.net/
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...