Ngasësi i ekipit të Alfa Romeos, Kimi Raikkonen, e arriti kohën më të shpejtë deri tani në testet para-sezonës, për ta rrëzuar nga froni Ferrarin në ranglistën testuese.
Kjo ishte hera e parë e testimeve, prej të hënës në pistën e Katalunisë, që Ferrari nuk ka kryesuar në fund të sesionit, transmeton ktv.
Finlandezi që u kthye në ekipin zviceran të njohur edhe si Sauber, e arriti kohën më të mirë me një minutë, 17 sekonda e 762 të qindtat.
Sebastian Vettel i Ferrarit, ish-ngasësi i ekipit të tij sezonin e shkuar, ishte i dyti me kohën një minutë, 18 sekonda e 350 të qindtat.
Kampioni në fuqi, Mercedesi, vazhdon të mos ketë formë të mirë, me finlandezin Valtteri Bottas që ishte më i ngadalshmi nga nëntë makinat në pistë, por që bëri më shumë xhiro se të tjerët, 88 në total, 8 më shumë se Vetteli.
Në vendin e tretë u radhit Nico Hulkenberg me një minutë 18 sekonda e 800 të qindtat.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...