Alfa Romeo ka konfirmuar shoferët për sezonin e ri në Formula 1.
Kimi Raikkonen dhe Antonio Giovinazzi, kanë vazhduar kontratat me Alfa Romeu, për të mbetur te kjo skuadër edhe në sezonin e ri.
Për Raikkonen, ky do të jetë sezoni i 19-të në Formula 1.
Raikkonen e kishte bërë debutimin në Formula 1 për Sauber, ekip i cili nga viti i kaluar quhet Alfa Romeo.
“Alfa Romeo është më shumë se një ekip për mua, është një familje e dytë. Shumë njerëz ishin rreth meje kur bëra debutimin tim në Formula 1 në vitin 2001, Unë nuk do të isha këtu nëse nuk do të besoja në projektin e ekipit”, ka deklaruar Raikkonen.
Me këto kontrata që ka nënshkruar Alfa Romeo, lë të kuptohet se për djalin e legjendës Michael Schumacher, Mick, nuk ka vend në ekipin e parë të kësaj skuadre./lajmi.net/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën