Rahoveci ka shënuar fitoren e katërt në katër ndeshje të stinorit pranveror, duke mundur në udhëtim Trepçën me rezultat 82:92 (16:23, 21:25, 20:18, 25:26), në kuadër të javës së 22-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Mysafirët nga Rahoveci e kanë nisur ndeshjen më mirë dhe arrijnë të fitojnë çerekun e parë me rezultat 16:23.
Vreshtarët vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, që e fituan 21:25, kurse skuadrat shkuan në pushim me rezultat 37:48.
Në periodën e tretë u zhvillua lojë më e barabartë dhe mitrovicasit e fitojnë këtë pjesë 20:18. Edhe 10 minutat e fundit ishin të barabartë (25:26), por Rahoveci ruajti epërsinë e krijuar dhe fitoi në fund 82:92.
Te Trepça më të dalluarit ishin Dj Hanes me 33 pikë e gjashtë kërcime dhe Alante Fenner me 17 pikë e nëntë kërcime, kurse te Rahoveci më të mirët ishin Alban Veseli me 25 pikë e katër kërcime dhe Darell Davis me 22 pikë e gjashtë kërcime.
Trepça ka katër fitore dhe 15 humbje, kurse Rahoveci 15 fitore dhe pesë humbje.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...