Rahoveci ka shënuar fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Prizrenin 16, me rezultat 95:85 (32:25, 16:21, 19:20, 28:19), në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, por më pas Vreshtarët ishin në një epërsi të lehtë dhe duke parë rëndësinë e ndeshjes, e nisën më mirë, duke e fituar çerekun e parë 32:25, përcjell arbresh.info.
\Vendasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke arritur epërsi në dhjetë pikë, 42:32, por prizrenasit nuk dorëzohen dhe ngushtojnë shifrat në 46:44, ndërsa pjesa e parë përfundoi 48:46.
Lojë fantastike u zhvillua në periodën e tretë, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, por pa arritur shkëputjen e madhe, dhe luftohej për çdo në parket, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 67:66, duke dëshmuar për rivalitetin e madh. Kjo bëri që dhjetë minutat e fundit të ishin shumë interesante, me shumë aksione të bukura dhe më një atmosferë të jashtëzakonshme në “Mizahir Isma”. Deri tre minuta nga fundi u zhvillua lojë e barabartë, por në momentet vendimtare vendasit ishin më të vëmendshëm, duke triumfuar 95:85.
Te Rahoveci u dalluan Ivan Koljeviq me 24 pikë e pesë kërcime, Fisnik Rugova me 19 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime dhe Makol Mawien me 15 pikë, kurse te Prizreni 16 u dalluan Darell Davis me 22 pikë e shtatë kërcime dhe Xavier Cannefax me 18 pikë e gjashtë kërcime.
Rahoveci ka tetë fitore e 13 humbje, kurse Prizreni 16 ka 13 fitore e tetë humbje.
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...