Google ADS

Rahoveci sfidon skuadrën e njohur rumune në Kupën Evropiane

12:15 | 29 Tetor 2024
Q L

Rahoveci do të ketë punë të vështirë në raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Shorti i tërhequr të martën në Vjenë ka përcaktuar që Rahoveci të luajë me skuadrën e njohur rumune, Minaur Baia Mare.

Kjo skuadër në edicionin e kaluar arriti deri në gjysmëfinale të Kupës Evropiane, derisa në vitin 2022 ishte në finale.

Minaur Baia Mare ka përvojë të gjatë e të suksesshme në gara kontinentale. Ndërkohë liga rumune vlerësohet shumë e fortë.

Por “vreshtarët” janë të përkushtuar për paraqitje sa më të mirë dhe për të kërkuar tjetër sukses historik.

Ndeshja e parë luhet më 23 apo 24 nëntor në Rahovec, ndërsa e kthimit një javë më pas në Rumani.

Rahoveci për herë të dytë paraqitet në gara evropiane. Në raundin e dytë e eliminoi skuadrën belge Bocholt./rtk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme