Skuadra e Rahovecit është duke i vazhduar përgatitjet për garat ndërkombëtare, ku për herë të parë, do të garojë në FIBA Europe Cup, derisa ka përballë një kundërshtar shumë të vështirë, siç është Cluj Napoca e Rumanisë.
Ndeshjen e parë ‘Vreshtarët’ do ta zhvillojnë në shtëpi më 2 tetor, kurse takimi i kthimit zhvillohet pas një jave në Rumani.
Trajneri i Rahovecit, Neven Plantak, ka folur për gjasat e Vreshtarëve kundër skuadrës rumune. “Realisht do të jetë shumë vështirë. Kemi përballë një skuadër që ka buxhet shumë herë më të madh se ne. Ata janë favoritë, por sidoqoftë, ne do të mundohemi të bëjmë një paraqitje sa më të mirë. Edhe pse do të kemi shumë vështirë, paraqitja në garat ndërkombëtare është e mirë për klubin, por edhe basketbollin e Kosovës”, ka thënë Plantak për faqen zyrtare të FBK-së.
Kjo do të jetë hera e parë për Klubin e Rahovecit që merr pjesë në një garë të nivelit të tillë.
Edhe kapiteni Rron Grapci, thotë se skuadra rumune është favorite. “Ne jemi duke u përgatitur maksimalisht, edhe pse kemi një kundërshtar shumë të vështirë, që është favorit jo vetëm ndaj nesh, por edhe për të fituar në tërësi këtë ligë. Gjithsesi angazhimi ynë nuk do të mungojë në fushë. Do të mundohemi të kemi një paraqitje sa më të mirë”, theksoi Grapci për faqen e FBK-së.
Edicionin e kaluar Rahoveci ishte nënkampion i Kosovës dhe finalist i Kupës.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...