Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Vllaznisë së Shkodrës me rezultat 97:73 (23:22, 21:22, 26:15, 27:14), në xhiron e 12-të të Ligës Unike.
Vreshtarët e nisën më mirë ndeshjen, me një epërsi prej tetë pikësh, 12:4, por më pas rikthehet mysafirët e zhvillohet një loje më kthesa, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, derisa çereku i parë përfundoi 23:22, përcjell arbresh.info.
Lojë e ngjashme u zhvillua në periudhën e dytë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen dhe zhvillohej një lojë shumë e barabartë, që tregon edhe rezultati i pjesës së parë 44:44.
Lojë e barabartë u zhvillua në fillim të periudhës së tretë, e më pas filloi shkëputja e Vreshtarëve, që kishin epërsi deri në 11 pikë, 70:59, sa ishte rezultati pas 30 minutash lojë. Në dhjetë minutat e fundit, epërsia e vendasve u rrit edhe më shumë, duke triumfuar me shifrat 97:73.
Te Rahoveci u dalluan Macon Maëien me 19 pikë e 17 kërcime, Fisnik Rugova me 23 pikë e nëntë kërcime dhe TJ Dunans me 17 pikë, pesë kërcime e pesë asistime, kurse te Vllaznia u dalluan Redi Rakaj me 18 pikë e shtatë kërcime dhe Robert Shestani me 17.
Rahoveci ka pesë fitore e shtatë humbje, ndërsa Vllaznia ka dy fitore e dhjetë humbje
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...