Rahoveci i liron lojtarët e huaj nga klubi

15:42 | 15 Mars 2020
Arbresh Info

Klubi basketbollistik, Rahoveci i ka liruar të gjithë lojtarë e huaj.

“Vreshtarët” ishin duke ‘luftuar’ për titullin e Superligës në basketboll, por shkaku i koronavirusit sezoni është pezulluar, shkruan portali arbresh.info.

Pavarësisht izolimit në kamp, klubi ka vendosur t’i lejojë të largohen të gjithë lojtarët e huaj sepse nuk dihet nëse ky sezon do vazhdojë përsëri.

Rahoveci iu ka uruar lojtarëve më të mirat dhe i ka falënderuar për të gjitha paraqitjet e mira përmes një postimi në Facebook./arbresh.info.

https://www.facebook.com/KBRahoveci/photos/a.671679246223430/2951189594939039/?type=3&theater

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme