Rahoveci ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Vllaznisë me rezultat 84:93 (16:15, 26:22, 31:22, 11:34), në kuadër të xhiros së pestë në Ligën Unike.
Çereku i parë ishte shumë i barabartë, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi dhe herë tjetra, ndërsa u karakterizua me barazime të shumta, kurse kjo pjesë përfundoi 16:15. Vendasit ishin më të mirë në periudhën e dytë, duke pasur epërsi deri në 12 pikë, 41:29, por më pas Vreshtarët hyn në një seri prej 1:8, ku skuadrat shkuan në pushim me shifrat 42:37.
Shkodranët ishin më të mirë në periodën e tretë, duke rritur epërsinë në 15 pikë, 70:55, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 73:59. Por, përmbysja e madhe ndodhi në dhjetë minutat e fundit ndodhi në dhjetë minutat e fundit. Mysafirët ishin të jashtëzakonshëm, duke barazuar rezultatin në 75:75 dhe kaluan në epërsi 75:76, ndërsa më pas zhvillohet një lojë e baraspeshuar, por në çastet vendimtare, Vreshtarët ishin më të mirë dhe triumfuan 84:93.
Te Vllaznia u dallua Matthew Butler me 19 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime, kurse te Rahoveci u dallua Milik Yarbrough me 20 pikë e 12 kërcime.
Të dy skuadrat kanë nga një fitore dhe katër humbje.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...