Në një ndeshje shumë interesante dhe dramatike, Rahoveci ka shënuar fitore shumë të vlefshme, duke mundur Trepçën me rezultat 79:78 (22:20, 21:19, 17:15, 19:24), në xhiron e 21-të Superligës së Kosovës në basketboll.
Çereku i parë ishte shumë interesant dhe i balancuar, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen e lartë dhe kjo pjesë përfundoi 22:20.
Ndërsa periudha e dytë, ishte shumë e barabartë dhe shumë e luftuar nga të dy skuadrat në parket, e kjo bëri që asnjëra skuadër nuk kishte epërsi shumë të lartë, megjithatë, vendasit për një nuancë ishin më të mirë, ndërsa pjesa e parë përfundoi 43:39.
Për Vreshtarët kjo sfidë ishte shumë interesante dhe kjo bëri që të qasen me seriozitetin më të madh përballjes, në periodën e tretë ishin në epërsi deri në nëntë pikë, 55:46, por mitrovicasit nuk dorëzohen dhe afrojnë shifrat, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 60:54.
Dhjetë minutat e fundit ishin shumë interesant dhe u zhvillua ndeshje dramatike deri në fund. Vendasit dy minuta nga fundi ishin në epërsi 78:74, megjithatë, Xehetarët me katër pikë radhazi barazuan shifrat në 78:78, por ndeshjen e vendosi Ivan Koljeviq, i cili shënoi një herë nga dy tentime nga gjuajtjet e lira.
Te Rahoveci u dalluan Fisnik Rugova me 23 pikë, 13 kërcime e katër asistime dhe DJ Dunans me 15 pikë, 12 kërcime e gjashtë asistime, kurse te Trepça më i dalluari ishte Andrew Gordon me 14 pikë e 13 kërcime.
Rahoveci ka shtatë fitore e 13 humbje, kurse Trepça 14 fitore e shtatë humbje.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...