Google ADS

Raheem Sterling rikthehet në ‘radarin’ e Real Madrid-it

17:05 | 3 Qershor 2020
Arbresh Info

Real Madrid në merkaton verore do provojnë përsëri të transferojnë sulmuesin e Manchester City-t, Raheem Sterling.

Skuadra e Pep Guardiolës është dënuar për dy vite mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve dhe kjo mund të ndikojë që yjet e skuadrës të largohen, transmeton portali arbresh.info.

Një ndër ta është Sterling, i cili ka shkëlqyer në vitet e fundit dhe është i lidhur me kalimin në “Santiago Bernabeu”.

Sipas Independent, nëse Sterling vendos t’i jap fund aventurës në “Etihad” atëherë destinacioni i duhur shihen “Los Blancos”.

Kartoni i lojtarit mund të vlejë rreth 125 milionë euro, por mund të zbritët shkaku i koronavirusit.

Skuadra e Zinedine Zidane do përballet në muajin gusht me City-n në kuadër të 1/16 e Ligës së Kampionëve, ndërsa janë në disavantazh prej 1 – 2./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme