Google ADS

Raheem Sterling rikthehet në radarin e Real Madrid

18:25 | 10 Shkurt 2020
Arbresh Info

Real Madrid është duke monitoruar situatën e sulmuesit të Manchester Cityt, Raheem Sterling.

Anglezi për momentin është i lënduar dhe pritet të rikthehet në ndeshjen kundër “Los Blancos”, që do të zhvillohet me 26 shkurt, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Telegraph, Reali synon t’ia vjedh yllin “Qytetarëve”, në fund të sezonit.

25-vjeçari këtë sezon nuk ka qenë në formën më të mirë nën urdhrat e Pep Guardiolës duke shënuar vetëm 11 gola në Premierë Ligë.

Nga ana tjetër Isco, Bale dhe Hazard kanë dështuar të gjejnë formën e kërkuar duke mos pasur efektin e njëjtë me sulmuesin Karim Benzema, i cili ka shënuar 13 gola në La Liga, ndërsa katër të tjerë në Ligën e Kampionëve.

Kontrata e Sterling me Cityn skadon në vitin 2023./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme