Raheem Sterling e ka ndërruar mendjen dhe po mendon të qëndrojë në Manchester City.
Sulmuesi anglez pritej të largohet nga “Etihad Stadium” gjatë kësaj vere pasi nuk ndihej më i rëndësishëm në ekipin e Pep Guardiolës.
Sidoqoftë, mediumi “Daily Mirror” raporton se futbollisti ka vendosur të qëndrojë edhe një vit tek kampioni aktual anglez dhe të largohet pastaj në vitin 2023 kur edhe do t’i skadojë kontrata.
Përfaqësuesi anglez e di se kur të jetë lojtar i lirë, ofertat e shumta do ta vërshojnë atë.
Prandaj, do të mundohet ta tregojë veten në sezonin e fundit me “Qytetarët”.
Deri tash, nuk është bërë ndonjë hap për vazhdimin eventual të kontratës së lojtarit. /arbresh.info/
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...