Google ADS

Ragnick – trajneri dhe drejtori sportiv i ri i Milan-it?

18:53 | 17 Qershor 2020
Arbresh Info

Trajneri Ralf Rangnick, do nënshkruajë kontratë trevjeçare me Milan-in dhe pos stolit të trajnerit do bëhet edhe drejtori sportiv.

Rangnick që disa muaj është i lidhur me “Rosonerët”, por ishte në dyshime nëse do pranojë punën në “San Siro”, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Tuttosport, marrëveshja është arritur dhe së shpejti mund të konfirmohet.

Rangnick do bisedojë me drejtorin e Milan-it, Gordon Singer, pastaj do nënshkruajë kontratë trevjeçare me mundësi për vitin e katër dhe do fitojë rreth 5 milionë euro në vit.

Mirëpo, ai nuk do jetë në stolin e Milan-it deri në fillim të muajit gusht./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme